RVRadio Vatikani
foto testata  

Kategoritë


  Bamirësi dhe
   solidaritet



  Kisha


  Kultura dhe shoqëria


  Dokumentat
   e Vatikanit



  Sinodi


  Ekumenizmi


  Familja


  Të rinjtë


  Drejtësia e paqja


  Politika


  Feja dhe dialogu


  Shkenca dhe etika


  Audiencat dhe
   Lutjet e Engjëllit
   të Tenzot



  Udhëtimet
   apostolike



Kisha


 home > Kisha > Lajm


03/05/2009 13.14.43



Kur mund të shpallen shenjtorët e parë shqiptarë, viktima të diktaturës? Flet don Gjovani Kokona. Pjesa I






(03.04.2009 RV) Janë 40 martirët shqiptarë, për të cilët po përfundon procesi dioqezan i lumnimit. Në lule të rinisë, derdhën gjakun për Krishtin në trojet shqiptare, kryesisht gjatë diktaturës komuniste. U munduan e u mbytën mizorisht nga shkaku i urrejtjes për Kryqin e Krishtit, prej kriminelëve të pandëshkuar! Ndërmjet 40 martirëve, ipeshkvijtë:

Imzot Vinçenc Prennushi: françeskan, ipeshkëv i Durrësit, poet i ëmbël. U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë; dha shpirt me 19 mars 1949 në birucë të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht, të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Fraçesku, bir të cilit ishte!
 
Imzot Frano Gjini: ipeshkëv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale njerëzore: i papërkulur para torturave, si nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje e u pushkatua më 11 mars 1948.

Imzot Jul Bonati: meshtari i madh intelektual, si u mbyll, për torturë, në çmendinë e si provoi tmerre të padëgjuara në qeli të ndryshme të sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në burgun e Durrësit, pranë Imzot Prennushit, i cili i jepte shûjtën për shtegtimin e mbram: Vojimin Shenjt.

Hapja e procesit dioqezan, aq të pritur, për beatifikimin dhe kanonizimin e tyre, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës.
Shtatë vjet më pas, në sa të krishterët shqiptarë presin ditën fatlume kur do t’i shikojnë në nderimet e lterit, po transmetojmë pjesën e parë të bisedës së kryredaktorit tonë, Dom David Gjugjës me dom Gjovani Kokonën, që po merret me dokumentet e Çështjes....


  « Faqja e mëparshme

 


Kisha

03/05/2009 13.16.07
Gripi i derrit: Papa lutet për të sëmurët e për viktimat


03/05/2009 13.15.40
Një javë me Benediktin XVI në prag të shtegtimit apostolik për në Tokën Shenjte.


03/05/2009 13.13.16
Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar.


03/05/2009 13.12.51
Përfundoi sot në Irlandë ‘Viti kushtuar thirrjeve meshtarake e rregulltare”


03/05/2009 13.12.38
Sot u kremtua Dita e 46-të e lutjes për thirrje meshtarake e rregulltare



Kategori te nderlidhura


Faqja e mëparshme  Faqja e mëparshme
Home page  Home page
Shkruaji redaksisë  Shkruaji redaksisë
top
top
All the contents on this site are copyrighted ©. Webmaster / Credits / Legal Conditions
top
top