RVRadio Vatikani
foto testata  

Kategoritë


  Bamirësi dhe
   solidaritet



  Kisha


  Kultura dhe shoqëria


  Dokumentat
   e Vatikanit



  Sinodi


  Ekumenizmi


  Familja


  Të rinjtë


  Drejtësia e paqja


  Politika


  Feja dhe dialogu


  Shkenca dhe etika


  Audiencat dhe
   Lutjet e Engjëllit
   të Tenzot



  Udhëtimet
   apostolike



Kisha


 home > Kisha > Lajm


04/05/2009 17.48.53



Kur mund të shpallen shenjtorët e parë shqiptarë, viktima të diktaturës? Flet don Gjovani Kokona. Pjesa II






(04.05.2009 RV) Dje transmetuam pjesën e parë të një bisede tejet interesante, gjatë së cilës u njohëm me ecurinë e procesit të lumnimit të 40 martirëve shqiptarë, hapur më 10 nëntor të vitit 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës.
Në pjesën e saj të dytë do të njihemi me kontributin që i dhanë martirët popullit shqiptar e, sidomos, me qëndrimin para gjyqit e para plotonit të ekzekutimit, në orën e madhe të provës.
Duke u bazuar në dokumente e në dëshmi gojore, flitet për fundin heroik të Atë Gjovani Faustit (misionar italian), të Atë Daniel Dajanit, jezuit shqiptar e të Atë Gjon Shllakut, frat françeskan, që u pushkatua së bashkut me jezuitët si dhe me seminaristin Mark Çuni, në fillimet e masakrës komuniste kundër klerit katolik. U akuzuan për "tentativë arratisjeje" dhe për formimin e Partisë Demokristiane.
Flitet pastaj edhe për kontributin e pashembullt që dha ky kler në zhvillimin e kulturës shqiptare, duke i dhuruar, ndërmjet tjerësh, shkrimtarë-martirë e nesër shenjtorë, si:
Dom Lazër Shantoja: meshtár i ndritur, njeri i kulturës, i letërsisë e i artit, që u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që s'munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës, në sa ishte në moshën 54 vjeç; e Dom Ndre Zadejën: prift e poet, pushkatuar pa gjyq në qytetin e Shkodrës, duke u bërë martiri i parë, viktimë e diktaturës komuniste.
Kujtohen edhe figura të tjera të ndritura, si ajo e Atë Karl Serreqi, françeskanit që nuk pranoi të kallëxojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve e vdiq në Burrel më 4 prill 1954. Është një ndër martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në historinë e Kishës universale.
Për të shfletuar faqe të reja të procesit të lumnimit të martirëve, me vlerë për të gjithë shqiptarët, sepse ata mbrojtën me gjak jo vetëm fenë, por edhe lirinë universale njerëzore, të ndjekim pjesën e dytë të bisedës së kryeredaktorit tonë, dom David Gjugjës me dom Gjovani Kokonën, që po merret me dokumentet e Çështjes së lumnimit:..


  « Faqja e mëparshme

 


Kisha

05/05/2009 16.22.45
Vizita ad Limina Apostolorum e ipeshkvijve katolikë të Perusë


04/05/2009 18.14.34
Maji i Zojës: t’i lutemi, sepse Ajo na çon tek Krishti


04/05/2009 17.28.46
Atë Federiko Lombardi për shtegtimin e Papës në Tokën Shenjte: një akt shprese e guximi.


03/05/2009 13.16.07
Gripi i derrit: Papa lutet për të sëmurët e për viktimat


03/05/2009 13.15.40
Një javë me Benediktin XVI në prag të shtegtimit apostolik për në Tokën Shenjte.



Kategori te nderlidhura


Faqja e mëparshme  Faqja e mëparshme
Home page  Home page
Shkruaji redaksisë  Shkruaji redaksisë
top
top
All the contents on this site are copyrighted ©. Webmaster / Credits / Legal Conditions
top
top