05/05/2009 17.40.57



Kur mund të shpallen shenjtorët e parë shqiptarë, viktima të diktaturës? Flet don Gjovani Kokona. Pjesa III


|

(05.5.2009 RV) Po transmetojmë pjesën e tretë e të fundit të bisedës për ecurinë e procesit të lumnimit të 40 martirëve shqiptarë, hapur më 10 nëntor të vitit 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Në pjesën e saj të dytë u njohëm me disa figura meshtarësh martirë. Por nuk ishin vetëm meshtarë, ata që derdhen gjakun për Krishtin. Ndërmjet tyre kishte edhe shekullarë, burra në lule të moshës, baballarë familjesh; madje edhe një vajzë krejt e re. Është fjala për Fran Mirakën, që ia fali gjakun hasmit të familjes, para se të derdhte të vetin për Krishtin; për Qerim Sadikun, për Gjelosh Lulashin, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë; u vranë vetëm pse e deshën Jezusin më shumë se veten. E është edhe Maria Tuci, Virgjër e martire, që dha shpirt me mundime të jashtëzakonshme.Për qëndrimin e tyre sipas dëshmive gojore e dokumetave flitet sot në bisedën e dom David Gjugjës me dom Giovani Kokonën, që vë theksin mbi një parim të madh të fesë së krishterë: shenjtëria është vlera më e madhe e jetës njerëzore: nuk njeh moshë, as kategori shoqërore, sepse u përket të gjithëve. Të dëgjojmë, pra, ç’thonë dokumentet e dëshmitë....
|