RVRadio Vatikani
foto testata  

Kategoritë


  Bamirësi dhe
   solidaritet



  Kisha


  Kultura dhe shoqëria


  Dokumentat
   e Vatikanit



  Sinodi


  Ekumenizmi


  Familja


  Të rinjtë


  Drejtësia e paqja


  Politika


  Feja dhe dialogu


  Shkenca dhe etika


  Audiencat dhe
   Lutjet e Engjëllit
   të Tenzot



  Udhëtimet
   apostolike



Kisha


 home > Kisha > Lajm


04/11/2009 16.39.48



19 vjetori i Meshës publike në Shkodër që shënoi rifitimin e lirisë e të demokracisë në Shqipëri






(04.11.2009 RV)Sot me 4 nëntor, Kisha katolike në Shqipëri e Kryeipeshkvia e Shkodrës përkujtuan 19 vjetorit e kremtimit të Meshës së Shenjtë ndër varreza të qytetit me 04.11.1990 nga prifti dom Simon Jubani. Kremtimi i kësaj Meshe shënoi rënien e regjimit të diktaturës ateiste komuniste dhe rifitimin e lirisë njerëzore e fetare dhe të demokracisë në Shqipëri.
Dom Simon Jubani njihet si një nga qytetarët dhe meshtarët që ka vuajtur gjithë jetën i persekutuar në burgjet komuniste dhe si ai që sfidoi regjimin e diktaturës ateiste e komuniste pikërisht me atë që kishin ndaluar e për çka ata kishin mbyllur Kisha e tempuj dhe vra priftërinj e qytetarë besimtarë në Zotin, i sfidoi me aktin më të shenjtë të krishterë, me kremtimin e Eukaristisë, me praninë e Krishtit Zot.
Kështu data e 4 nëntori 1990, mbeti e paharruar në mendjen e zemrën e shkodranëve e të të gjithë shqiptarëve, që nuk e kishin harruar Zotin, pas një gjysëm shekulli ateizmi shtetëror. Një grup i vogël besimtarësh, në sa pastronin, nën një shi të imtë vjeshte, varret e të dashurve, të thyera e të përdhunuara, në prag të shkatërrimit të plotë, panë të mahnitur një meshtar që ngjitej në elterin e sajuar me një tryezë të thjeshtë, në kapelën e djegur të Varrezës e që fillonte kremtimin e Meshës, ende nën diktaturë. Ishte dom Simon Jubani, i cili kujton në mikrofonin tonë, ngjarjet që do të pasonin atë ditë të madhe, ta dëgjojmë...


  « Faqja e mëparshme

 


Kisha

04/11/2009 17.01.35
Kremtimi i festave të 1 e 2 nëntorit në Prishtinë


04/11/2009 16.39.58
Me 4 nëntor kalendari kishtar përkujton Shën Karl Borromeun, ipeshkëv


03/11/2009 16.39.49
Konferenca ipeshkvnore italiane hedhë poshtë vendimin e Gjykatës së Strasburgut mbi Kryqit, vizion ideologjik.


03/11/2009 16.22.47
Festat e nëntorit në dioqezën e Sapës


03/11/2009 15.58.52
Artistët do të takohen me Papën me 21 nëntor: intervistë me imzot Ravazin



Kategori te nderlidhura


Faqja e mëparshme  Faqja e mëparshme
Home page  Home page
Shkruaji redaksisë  Shkruaji redaksisë
top
top
All the contents on this site are copyrighted ©. Webmaster / Credits / Legal Conditions
top
top