RVRadio Vatikani
foto testata  

Kategoritë


  Bamirësi dhe
   solidaritet



  Kisha


  Kultura dhe shoqëria


  Dokumentat
   e Vatikanit



  Sinodi


  Ekumenizmi


  Familja


  Të rinjtë


  Drejtësia e paqja


  Politika


  Feja dhe dialogu


  Shkenca dhe etika


  Audiencat dhe
   Lutjet e Engjëllit
   të Tenzot



  Udhëtimet
   apostolike



Politika


 home > Politika > Lajm


04/11/2009 18.50.04



Një vit më parë bëhej president i SHBA-ve, Barak Obama






(04.11.2009 RV) Një vit pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat më 4 nëntor 2008 i dhanë fitoren demokratit Barak Obama, republikanët fitojnë zgjedhjet për guvernatorët e Virgjinies dhe të Nju Xhersit. Majkëll Blumberg rikonfirmohet si kryetar i bashkisë së Nju Jorkut. Vota, sipas vëzhguesve, është sinjal i pakënaqësisë së zgjedhësve ndaj politikës ekonomike të Shtëpisë së Bardhë. Por shpresa e ngjallur me zgjedhjen e një afro-amerikani në postin e presidentit nuk është shuar. Të dëgjojmë ambasadorin amerikan pranë Selisë së Shenjtë, Miguel H. Diaz:
I think that one year later…
Mendoj se pas një viti ajo shpresë është akoma gjallë. Janë bërë ndryshime si në nivelin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Mund të përmend disa: Obama frymëzoi një brez të ri udhëheqësish; në frontin e brendshëm, mbrojti kombin nga kriza ekonomike dhe aktualisht po punon për reformën e shëndetësisë, që të gjithë amerikanët ta kenë këtë të drejtë themelore. Edhe në nivelin ndërkombëtar, ka shpresë për një sërë çështjesh. Obama u impenjua për të zvogëluar arsenalin bërthamor, për të nxitur paqen. Bashkoi njerëzit, për të nxitur dialogun, siç dëshmon fjalimi i tij në Kajro. Prandaj, si ambasador, jam i bindur qind për qind se mesazhi i shpresës që jep presidenti është akoma gjallë e se njerëzit me fe mund ta shndërrojnë në veprim, brenda një shoqërie demokratike e pluraliste. Disa prej ideve të tij na ftojnë të bëjmë pikërisht këtë.
Një moment i rëndësishëm i këtij viti, qe edhe audienca e presidentit amerikan në Vatikan, ku u takua me Papën Benedikti XVI. Sipas jush, cili është aspekti më themelor i këtij takimi?
I think the president was very…
Mendoj se presidenti u ndje shumë i nderuar e i prekur nga takimi me Benediktin XVI dhe vlerësoi shumë mundësinë për ta takuar e për ta dëgjuar mbi çështje të ndryshme. Ky president e kjo administratë duan të dëgjojnë këdo, të mësojnë nga të tjerët e pikërisht për këtë arësye takimi ishte i rëndësishëm. Di se presidenti i vlerëson shumë marrëdhëniet që kemi me Selinë e Shenjtë, si entitet sovran, si protagonist global humanitar dhe si zë moral.
Cila është e ardhmja e Barak Obamës në Shtëpinë e Bardhë, sipas jush?
My hope is that we can continue…
Shpresoj të vazhdojmë të dëgjojmë mesazhin qendror të presidentit mbi çfarë mund të bëjmë sëbashku. Nuk është ajo që presidenti Obama mund të bëjë i vetëm, por ajo që ne si bashkësi njerëzish mund të arrijmë sëbashku. Prandaj, shpresoj që ne ta shfrytëzojmë këtë moment si komb e si botë e tërë, në të mirë të familjes njerëzore.


  « Faqja e mëparshme

 


Politika

04/11/2009 18.50.27
Helmut Kohl: gjatë rënies së Murit të Berlinit, tanket sovjetike i ndaloi Gorbaçovi


04/11/2009 18.50.17
Republika Çeke nënshkruan Traktatin e Lisbonës


03/11/2009 16.49.10
SHBA-Gjermani: Obama, Merkel është udhëheqëse e jashtëzakonshme


03/11/2009 15.59.56
Karaxhiq paraqitet në Gjykatën e Hagës: mbrojtja ime nuk është gati


03/11/2009 15.27.15
Presidenti Shqipërisë Topi: para drejtësisë autorët që ushtruan dhënë ndaj gazetarit Mero Baze



Kategori te nderlidhura


Faqja e mëparshme  Faqja e mëparshme
Home page  Home page
Shkruaji redaksisë  Shkruaji redaksisë
top
top
All the contents on this site are copyrighted ©. Webmaster / Credits / Legal Conditions
top
top