RVRadio Vatikani
foto testata  

Kategoritë


  Bamirësi dhe
   solidaritet



  Kisha


  Kultura dhe shoqëria


  Dokumentat
   e Vatikanit



  Sinodi


  Ekumenizmi


  Familja


  Të rinjtë


  Drejtësia e paqja


  Politika


  Feja dhe dialogu


  Shkenca dhe etika


  Audiencat dhe
   Lutjet e Engjëllit
   të Tenzot



  Udhëtimet
   apostolike



Kisha


 home > Kisha > Lajm


04/11/2009 18.48.18



Habi e keqardhje në Vatikan lidhur me vendimin e Gjykatës evropiane për Kryqin. Nota e Atë Lombardit






(04.11.2009 RV) “Vendimi i Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut kundër pranisë së Kryqit në klasat e shkollave, u prit me habi e keqardhje të thellë në Vatikan”: Këtë pohoi drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Atë Federiko Lombardi. Ja fjalët e tij:

"Kryqi ka qenë gjithnjë simbol i ofrimit të dashurisë së Zotit, i bashkimit dhe i mirëpritjes për mbarë njerëzimin. Na vjen thellësisht keq, që shikohet si shenjë e përçarjes, e përjashtimit ose e kufizimit të lirisë. Nuk është kështu; njerëzit tanë, në përgjithësi, nuk e ndjejnë kështu.
Posaçërisht është e rëndë, kur kërkohet përjashtimi nga bota edukative i një shenje me rëndësi themelore për vlerat fetare në historinë e në kulturën italiane. Feja jep një ndihmesë të çmuar në formimin e në rritjen morale të njerëzve dhe është pjesë e rëndësishme përbërëse e qytetërimit tonë. Është e gabuar e dritëshkurtër përpjekja për ta përjashtuar nga realiteti edukativ.
Të çudit, pastaj, fakti që Gjykata evropiane ndërhyn rëndë në një fushë, e cila lidhet ngushtë me identitetin historik, kulturor e shpirtëror të popullit italian. Nuk është kjo rruga, që na nxit ta duam e ta pranojmë së bashku idenë evropiane që, si katolikë italianë, e mbështetëm fuqimisht qysh nga zanafilla e saj. Na duket se po bëhen përpjekje për të mos e njohur rolin e krishterimit në formimin e identitetit evropian, rol që ka qenë e mbetet themelor”.
 


  « Faqja e mëparshme

 


Kisha

04/11/2009 18.48.57
Opinion i Imzot Xhordanos, për heqjen e Kryqit nga klasat e shkollave.


04/11/2009 18.48.43
kardinali Gjovani Batista Re mbi vendimin e Gjykatës evropiane për heqjen Kryqit.


04/11/2009 17.01.35
Kremtimi i festave të 1 e 2 nëntorit në Prishtinë


04/11/2009 16.39.58
Me 4 nëntor kalendari kishtar përkujton Shën Karl Borromeun, ipeshkëv


04/11/2009 16.39.48
19 vjetori i Meshës publike në Shkodër që shënoi rifitimin e lirisë e të demokracisë në Shqipëri



Kategori te nderlidhura


Faqja e mëparshme  Faqja e mëparshme
Home page  Home page
Shkruaji redaksisë  Shkruaji redaksisë
top
top
All the contents on this site are copyrighted ©. Webmaster / Credits / Legal Conditions
top
top