05/11/2009 15.08.02



Sqarim i zëdhënësit të Selisë së Shenjtë mbi ftesën e politikanëve në Vatikan


(05.11.2009 RV)Pasi disa artikuj në shtyp lajmëruan se në Vatikan janë ftuar nga Papa disa politikanë si Blair, Merkel, Bajden etj, zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi sqaron se në majin e ardhshëm 2010, në datat 20-22, do të mblidhet Asambleja e përgjithshme e Këshillit Papnor për Laikët. Kësaj radhe, duke iu përgjigjur një sugjerimi të Papës, tema do të jetë “Dëshmitarë të Krishtit në bashkësinë politike”. Përveç anëtarëve e këshilltarëve të dikasterit, me rastin e një tryeze të rrumbullakët, do të marrin pjesë edhe të ftuar nga jashtë, por nuk bëhet fjalë për personalitetet politike të përmendura nëpër gazeta.
|