05/11/2009 15.08.17



Vizita e imzot Çelit në Kubë


(05.11.2009 RV)Kryetari i Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore, imzot Klaudio Maria Çeli ndodhet që dje në Kubë, me ftesën e Konferencës Ipeshkvnore të vendit. Sot, ai mori pjesë në mbledhjen e përgjithshme të ipeshkvijve, ndërsa nesër do të takohet me anëtarët e Komisionit ipeshkvnor për mjetet e komunikimit shoqëror e në një kishë të kryeqytetit kuban, Havana, do të flasë mbi “Kishën, mas mediat dhe kulturën dixhitale”. Ndër çështjet e pazgjidhura ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kubës, është pikërisht paraqitja më e madhe e Kishës në mjetet e komunikimit. Aktualisht, prania e Kishës në to është sporadike, me rastin e ngjarjeve të veçanta ose të festave fetare të rëndësishme.
|