06/11/2009 18.22.32



SHBA: masakër e një marinsi


(06.11.2009 RV)Terror në SHBA-të. 13 viktima e 30 të plagosur është bilanci i ndeshjes me armë në bazën e ushtrisë në Fort Hud të Teksasit, një nga kazermat më të rëndësishme amerikane, me mbi 50 mijë ushtarë. Zjarrin e hapi një psikiatër i ushtrisë, me origjinë jordaneze, në prag të nisjes për në Irak. Presidenti Obama shkoi në Teksas, ku foli për “tragjedi e shpërthim të tmerrshëm dhune”. Sipas hetimeve të para, duket se Malik Nidal Hasan nuk donte të nisej për në Irak dhe ishte krejtësisht kundër luftës në atë vend.
|