RVRadio Vatikani
foto testata  

Kategoritë


  Bamirësi dhe
   solidaritet



  Kisha


  Kultura dhe shoqëria


  Dokumentat
   e Vatikanit



  Sinodi


  Ekumenizmi


  Familja


  Të rinjtë


  Drejtësia e paqja


  Politika


  Feja dhe dialogu


  Shkenca dhe etika


  Audiencat dhe
   Lutjet e Engjëllit
   të Tenzot



  Udhëtimet
   apostolike



Kisha


 home > Kisha > Lajm


06/11/2009 18.21.08



Ati i Shenjtë rregulltarëve italianë: vijoni me zell të ri misionin e kumtimit të Ungjillit. Mesha e kardinalit Bertone në Torino, për Asamblenë e Cism.






(06.11.2009 RV) Një inkurajim “për ta vijuar me zell të ri veprën e tyre të rëndësishme, në shërbim të përhapjes së Ungjillit” – është urimi që, përmes fjalëve të kardinalit Bertone – morën sot paradite pjesëmarrësit e Asamblesë së 49-të të Cism, Konferencës së Kryeeprorëve të Italisë, që vijon punimet në Torino. Në kryeqendrën piemonteze, sekretari i Shtetit të Vatikanit kryesoi Meshën për rregulltarët, në bazilikën e Zojës Ndihmëtare, ngritur nga Shën Gjon Bosko, themelues i familjes saleziane, së cilës i përket kardinali Tarçizio Bertone.
Ç’do të thotë t’ua lehtësosh mjerimin të varfërve, në një epokë krize ekonomike, që prodhon të varfër të rinj? Për rregulltarët e të gjitha kongregatave kjo do të ishte një sfidë e papërballueshme, në se nuk do të mbështeteshin në forcën e fesë. E është edhe një thirrje, që u kujton të gjitha format e thjeshtësisë, të cilat janë ose duhet të ishin, bazë e stilit të jetës së rregulltarit. Në homelinë e tij, kardinali Bertone shtjelloi temën e Asamblesë së Cism: “Varfëri e bashkim i të mirave materiale, në botën e globalizuar - që dëshmia e rregulltarëve të jetë e besueshme”. Rregulltari, që jeton i shkëputur nga pasuritë, ndonëse i përdor me urti në veprimtarinë e tij bamirëse – pohoi sekretari i Shtetit të Vatikanit - synon më shumë të jetë, sesa të ketë, gjë që e ndihmon fuqimisht në realizimin e plotë të vetvetes e në veprimtarinë krijuese. Kështu – vijoi kardinali – rregulltari nuk mban qëndrim pasiv përballë propozimeve të konsumizmit, gjithnjë më të përhapur, por është në gjendje të jetojë edhe pa ato gjëra, të cilat nuk përkojnë me vlerat e Mbretërisë dhe e bëjnë apostullimin të pafrytshëm. Kështu veproi edhe Dom Bosko – të cilit salezianët sivjet i përkujtojnë 150-vjetorin e lindjes – kur nisi të flitej për ndërtimin e bazilikës së Zojës Ndihmëtare, duke na lënë trashëgim fjalët e urta: “Të fillojmë me pak, por të guxojmë shumë, kur është fjala për të bërë mirë e të ecim përpara, duke ia besuar gjithçka Zotit”. Është pikërisht kjo fryma, që ka përshkuar vitet e fundit punimet e Cism, siç na e shpjegon kryetari i rizgjedhur i Kryeprorëve, don Alberto Lorenceli:

Përgjigje: - Sot njerëzimi jeton në një situatë të vështirë. Varfëri, braktisje, mungesë mjetesh të nevojshme. E nganjëherë ndeshemi edhe me varfëri të tjera, moderne: varfëri kulturore, varfëri ndjenjash, varfëri shpirtërore. Ja pra, detyra jonë është të vemë në shërbim të njerëzve të gjitha energjitë, të gjitha burimet, si personale, ashtu edhe komunitare.

Pyetje: - Ç’ndikim ka kriza ekonomike mbi veprimtarinë misionare që, ndërmjet tjerash, synon t’i ndihmojë të varfërit?

Përgjigje: - Ajo që dukej si krizë financiare, sot ka marrë pamjen e një tronditjeje shumë më të gjërë. Si pasojë, familjet nuk arrijnë dot ta përballojnë jetën; paga që marrin nuk u del as deri në fund të muajit; shumë humbasin vendet e punës e varfëria troket gjithnjë më shpesh edhe në portat e kuvendeve.


  « Faqja e mëparshme

 


Kisha

06/11/2009 18.22.15
Juristi Kardia: vendimi i Gjykatës së Strasburgut për Kryqin, flet për mosnjohjen e historisë sonë e për nevojën e laicitetit gjithëpërfshirës.


06/11/2009 18.21.54
Nunci i ri në Havanë: Kisha kubane, shembull qëndrese. Imzot Çeli: më shumë hapësirë në mjetet e komunikimit.


06/11/2009 12.19.20
Me 6 nëntor kalendari Kishtar përkujton Shën Leonardin e Noblakut, vetmitar


05/11/2009 16.04.32
Paraqitet në Vatikan, takimi i Papës me artistët në Kapelën Sikstina, më 21 nëntor.


05/11/2009 15.08.17
Vizita e imzot Çelit në Kubë



Kategori te nderlidhura


Faqja e mëparshme  Faqja e mëparshme
Home page  Home page
Shkruaji redaksisë  Shkruaji redaksisë
top
top
All the contents on this site are copyrighted ©. Webmaster / Credits / Legal Conditions
top
top